Për Real Madrid është mbyllur merkato, por jo për mbrojtësin e tyre. Ka dy oferta nga Turqia

Ndryshe nga ligat kryesore të Europës, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator. Klubet e mëdha turke kanë ende mundësi të bëjnë përforcime për këtë sezon të ri.

“Defensa Central” raporton se Fenerbahce dhe Besiktas janë të interesuara për David Alaba. Mbrojtësi austriak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid dhe ka refuzuar disa oferta të ardhura nga klube të ndryshme gjatë verës.

“E di që nuk jam në nivelin tim më të mirë, por do të punoj për t’u përmirësuar”, raportohet të ketë thënë lojtari në rrethin e tij të ngushtë. Karriera e tij te Real Madrid nuk ka ecur ashtu siç pritej, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Gjithsesi, austriaku ka dhe 9 ditë kohë nëse do vendosë të provojë një aventurë të re apo do vazhdojë deri në fund të kontratës te Real Madrid.

The post Për Real Madrid është mbyllur merkato, por jo për mbrojtësin e tyre. Ka dy oferta nga Turqia appeared first on Telesport.