Pas sezonit zhgënjyes, me vendin e tetë në Serie A dhe humbjen në finalen e Kupës së Italisë, Milani ndërmori një revolucion të plotë gjatë verës 2025. Nga skuadra e Fonseca kanë mbetur vetëm 9 lojtarë (10 me Gimenez), mes tyre Maignan, që refuzoi Chelsea dhe tani është kapiten, si dhe Leao, Pulisic, Tomori e Loftus-Cheek.
Pjesa tjetër, dy të tretat e grupit, u largua pa shumë keqardhje. Ndër emrat kryesorë që u shitën janë Theo Hernandez, Thiaw dhe Reijnders, të zëvendësuar nga Jashari, Rabiot dhe Ricci. Allegri ka në dorë një skuadër gati krejtësisht të re, por ende mungojnë dy objektivat e shpallur: një qendërsulmues me tipare si Giroud dhe një mbrojtës me përvojë.
Pas merkatos së bujshme dhe shumë hyrje-daljeve, të udhëhequra nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare, por jo vetëm (te Milani ka shumë ‘kamberë në një derë’…), vetëm fusha do të tregojë nëse ky revolucion ishte i domosdoshëm apo i tepruar.
The post “Revolucioni” i Igli Tares te Milani, dy të tretat e skuadrës së Fonseca janë larguar appeared first on Telesport.