Eksperti i sigurisë: Disa shqiptarë në UNMIK kanë qenë pjesë e shërbimeve serbe

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke thënë se misioni i UNMIK-ut, përveç anëve pozitive, ka pasur edhe probleme serioze me infiltrime.

Sipas tij, në këtë mision kanë qenë të përfshirë edhe shqiptarë që punonin për shërbimin sekret serb, BIA.

“Misioni i UNMIK-ut, përpos atyre të mirave të mëdha që i ka sjellë dhe për të cilat duhet të jemi falënderues, ka pasur edhe të infiltruar. Një pjesë e madhe e të argjenduarve ishin shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete serbe”, tha Kajtazi.

Ai theksoi se ky aspekt ka qenë një nga problemet më të mëdha që ka shoqëruar misionin ndërkombëtar në Kosovë.