ZYRTARE! Donnarumma firmos me Manchester City, detajet e kontratës dhe fjalët e para

Një nga lëvizjet më befasuese të merkatos së verës u bë zyrtare pas mbylljes së saj. Gianluigi Donnarumma është portieri i ri i Manchester City, pas largimit nga PSG. Portieri italian, i cili ishte kyç në tripletën e PSG-së (2024-2025), firmosi kontratë me klubin anglez deri më 2030, ndërsa PSG përfiton rreth 30 milionë euro nga transferimi.

Donnarumma deklaroi: “Të firmos për Manchester City është moment shumë special dhe krenarie për mua. E kam admiruar City për shumë vite, do të jap më të mirën për ta ndihmuar klubin të arrijë më shumë suksese”. Drejtori sportive, Hugo Viana, shtoi: “CV, cilësia dhe rekordet e Gianluigi flasin vetë, jemi të kënaqur që u bashkua me ne”.

Donnarumma largohet nga “Parc des Princes” pas vendimit të Luis Enrique, i cili kërkonte një tip tjetër portieri: “Gigio është një nga portierët më të mirë në botë dhe një person i shkëlqyer. Sidoqoftë, kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë. Vendimi ishte i vështirë dhe unë marr përgjegjësinë 100%”.

The post ZYRTARE! Donnarumma firmos me Manchester City, detajet e kontratës dhe fjalët e para appeared first on Telesport.