Festivali në Venezia / Georgina ekspozon unazën e fejesës, që kushton 3 milionë dollarë (fotot)

Në tapetin e kuq të “Filming Italy Venice Awards”, Georgina Rodríguez tërhoqi vëmendjen me një diamant gjigant 30 karatësh, dhuratë fejese nga Cristiano Ronaldo, me vlerë rreth 3 milionë dollarë. E veshur me fustan elegant prej dantelle të zezë, ajo pozoi me unazën vezulluese, krahas bizhuterive të tjera luksoze.

Fejesa u konfirmua në fillim të muajit gusht me një postim në Instagram, ku ajo shkroi: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Pas gati 10 vitesh lidhje, dy vajzave Alana dhe Bella, si dhe përballimit të humbjes së dhimbshme të Angel, çifti po përgatitet për një dasmë madhështore.

The post Festivali në Venezia / Georgina ekspozon unazën e fejesës, që kushton 3 milionë dollarë (fotot) appeared first on Telesport.