Gattuso shkund kombëtaren italiane: Nuk dua fjalë, por përgjigje në fushë

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, sqaroi gjendjen e lojtarëve para ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Estonisë (në Bergamo) dhe Izraelit (në Debrecen). Ai konfirmoi se Scamacca ka një problem në gju, por ka vendosur të qëndrojë me skuadrën. Tonali gjithashtu ka disa shqetësime. Ndërkohë, Donnarumma po kryen vizitat mjekësore përpara firmës me Manchesterin.

Sa i përket ndeshjes me Izraelin, mes thirrjeve për shtyrje, Gattuso u shpreh: “Izraeli është në grupin tonë dhe duhet të luajmë. Jam njeri paqeje, më dhemb kur shoh civilë e fëmijë që humbin jetën, por ne kemi një detyrë. Presidenti Gravina po punon që sfida në Udine të zhvillohet në kushte perfekte”.

Trajneri kërkoi unitet dhe karakter: “Nuk dua fjalë, por përgjigje në fushë. Duhet përkatësi, sakrificë dhe guxim. Kemi nevojë për një grup të plotë prej 27-28 lojtarësh”. Ai foli edhe për Chiesa, i cili nuk ndihej 100% gati, si dhe vlerësoi të rinjtë Fabbian, Esposito dhe Leoni. Gattuso falënderoi publikun e Bergamos dhe kërkoi mbështetje të madhe edhe për ndeshjen kundër Izraelit në Udine.

The post Gattuso shkund kombëtaren italiane: Nuk dua fjalë, por përgjigje në fushë appeared first on Telesport.