Në Gllavatin të Vushtrrisë përurohet lapidari i Batalionit të Parë të Brigadës 142

Me një ceremoni solemne në Gllavatin të Vushtrrisë është përuruar lapidari i Batalionit të Parë të Brigadës 142, të Zonës Operative të Shalës.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi thotë se ky lapidar do të jetë simbol i të gjithë dëshmorëve të kombit që ranë për liri, transmeton Fokusi.info.

Postimi i kryetarit Ferit Idrizi:

Në Ditën e Dëshmorëve të Vushtrrisë përuruam lapidarin e Batalionit të Parë të Brigadës 142, të Zonës Operative të Shalës, në fshatin Gllavatin.

Në këtë organizim madhështor, përurimi u bë në prani të familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të zyrtarëve shtetërorë, që secili prej tyre ka dhënë kontribut në rrugën për lirinë e vendit.

Ky lapidar do të jetë simbol i të gjithë dëshmorëve të kombit që ranë për më të shtrenjtën që ne sot e gëzojmë, lirinë.

Përjetë do t’i kujtojmë ushtarët e lirisë që luftuan ballë për ballë me armikun serb dhe u angazhuan me përkushtim që trojet tona të jenë të lira.

Sot përkujtojmë sakrificën sublime të tyre, që është themel mbi të cilën e ndërtojmë ardhmërinë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!