Ky do të jetë sezoni i provës së madhe për trajnerin Kompany. Ai u propozua nga Guardiola te Bayern, ku tashmë ka hyrë në sezonin e dytë.
Pas përvojës që kaloi në Angli, trajneri belg ka marrë përsipër skuadrën bavareze, rekordmene në Gjermani dhe gjithmonë e mësuar me trofe.
Nëse nuk ia del që këtë vit të bëjë një gjë të madhe, pra një sezon spektakolar, Kompany rrezikon të shkarkohet. Arsyeja nuk është aftësia e tij në punë, por një gjë më e thellë se kaq.
Bayern nuk është atraktiv në merkato dhe arsyeja kryesore, pas asaj të mungesës së konkurrencës në kampionat, është trajneri. Lojtarët e mëdhenj sot tërhiqen nga trajnerët e mëdhenj.
Pra, yjet e futbollit duan të punojnë me profesorë të shquar të futbollit ose me emra big. Emrat big dihen: Guardiola, Ancelotti, Klopp, etj. Kompany, deri tani, nuk është i tillë.
The post Kompany ka shansin e fundit! Ka lojtarë që refuzuan transferimin prej tij appeared first on Telesport.