Në ndeshjen Napoli–Cagliari, një episod komik ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në përpjekje për të ndalur sulmuesin Lorenzo Lucca (2.01 metra), mbrojtësi kolumbian i Cagliari, Yerry Mina mbeti krejtësisht pa… të mbathura.
Në një duel fizik, Lucca e rrëzoi ish-lojtarin e Udinese, i cili, duke u përpjekur ta ndalte, iu kap pas pantallonave. Kamerat kapën momentin kur Mina u shfaq krejtësisht i zhveshur nga beli e poshtë, duke shkaktuar të qeshura dhe komente të pafundme në rrjetet sociale në gjithë Europën.
Ky episod rikujtoi një tjetër incident të tillë. Më 2008, gjatë Catania–Torino, Gianvito Plasmati i uli me qëllim mbathjet për të penguar portierin Matteo Sereni në një goditje dënimi të Giuseppe Mascara. Ajo “shfaqje” përfundoi me gol dhe një fitore historike 3-2 për sicilianët.

The post Kur futbolli bëhet edhe “komedi”, ja si Mina përfundoi “cullak” ndaj Napolit appeared first on Telesport.










