E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Filming Italy Venice Award gjatë Festivalit të 82-të të Filmit, duke ekspozuar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë (afro 2.6 milionë euro).
Modelja 31-vjeçare u shfaq mahnitëse me një fustan të zi me dantella, që i nxirrte në pah format elegante, ndërsa pozonte me duart lart për të treguar unazën dhe bizhuteritë e tjera të shndritshme.
Pamjen e plotë e kompletoi me një gjerdan të madh, vathë me diamant dhe flokët e kapura me gërshet të rregullt, shkruan DailyMail.
Në të njëjtin event u panë edhe emra të mëdhenj të kinemasë si Kevin Spacey, Willem Dafoe dhe Alicia Silverstone, të cilët sollën elegancën e tyre në tapetin e kuq.
Georgina dhe Ronaldo konfirmuan fejesën këtë muaj, pas gati një dekade së bashku. Çifti ka dy vajza dhe rrit gjithashtu tre fëmijët e tjerë të futbollistit.
Në rrjetet sociale, lajmi u përshëndet nga miqtë e tyre të famshëm me urime të përzemërta për çiftin.