Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video)

Lionel Messi, që kishte shënuar 33 gola në 33 finale, këtë herë mbeti “thatë” në të 34-ën. Seattle Sounders poshti Inter Miami 3-0 dhe ngriti trofeun e “Leagues Cup” 2025 para mbi 69 mijë tifozëve në “Lumen Field”. Atmosfera elektrizuese ndihmoi vendasit, që e nisën fuqishëm. Pas disa rasteve të humbura, Osaze De Rosario realizoi me kokë në minutën e 26-të, pas një aksioni model.

Në pjesën e dytë, Messi pati shansin ideal për të barazuar, pas një pasimi nga Luis Suárez, por gjuajtja e tij fluturoi mbi traversë. Mascherano mori përsipër rreziqe duke futur më shumë sulmues, por Seattle i shfrytëzoi hapësirat. Alex Roldan realizoi nga penalltia, ndërsa Rothrock vulosi gjithçka 3-0 me kundërsulm.

Pas finales, shpërthyen skena të shëmtuara kur Suárez u përplas me Vargas, duke shkaktuar një përleshje mes të dyja stafeve. Trajneri Brian Schmetzer bëhet i pari që fiton çdo trofe madhor të Amerikës së Veriut, duke hyrë në historinë e futbollit amerikan.

The post Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video) appeared first on Telesport.