Asllani, pas debutimit me Torinon: Këtu mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime

Kristjan Asllani debutoi me fanellën e Torinos si titullar në javën e dytë të Serie A, kundër Fiorentinës. Pas ndeshjes, ai u shpreh për “Sky Sports”: “Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej. Sot ishim ekip nga fillimi deri në fund, duke luftuar.

Mund të kemi një sezon të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur këtu dhe ndihem gati. Të isha titullar në javën e dytë më kishte munguar. Interi ka skuadër shumë të fortë, e falënderova për gjithçka. Tani jam te Torino dhe duhet të marr përgjegjësi.

Do të shkoj në kombëtare dhe pastaj do të kthehem të punoj fort. Filozofia e Baroni? Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, njësoj si mua. Me të mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime. Merkatoja? Nuk kam pasur kurrë interes nga Fiorentina. Firence nuk ishte mes qyteteve ku mund të shkoja”.

The post Asllani, pas debutimit me Torinon: Këtu mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime appeared first on Telesport.