Sulmuesi i ri i Lecce, Francesco Camarda, pësoi një goditje në kokë gjatë ndeshjes kundër Milanit, mbrëmë në “Via del Mare”. Gjatë pushimit mes dy pjesëve dhe kthimit në dhomat e zhveshjes, ai nuk kujtonte disa momente të lojës, që sapo kishin ndodhur.
Trajneri i Lecce, Di Francesco, tregoi pas humbjes 2-0: “E pyeta për pozicionimin në një këndore, por ai nuk e mbante mend pse ishte aty. Nuk kujtonte as çfarë po ndodhte në fushë, kur arbitri dha avantazhin në fund të pjesës së parë. Alarmi u ndez menjëherë, ndaj e zëvendësova”.
Camarda u detyrua të linte ndeshjen për shkak të traumës kraniale dhe iu nënshtrua kontrolleve në spitalin “Vito Fazzi” të Lecce, të cilat dolën negative, duke përjashtuar dëmtime serioze.
Ngjarja ngjason me rastin e gjermanit Kramer në finalen e Botërorit 2014 mes Gjermanisë dhe Argjentinës, i cili gjithashtu humbi përkohësisht kujtesën pas një goditjeje në kokë dhe u detyrua të largohej nga fusha.
The post Camarda humbi kujtesën në fushë ndaj Milanit, përfundoi i alarmuar në spital appeared first on Telesport.










