Ardon Jashari e nis me probleme te Milani, por Allegri e pëlqen: “Lojtar i shkëlqyer”

Massimiliano Allegri sot deklaroi Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për shkak dëmtimi.

“U dëmtua pak gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm, sepse u përplas me Gimenez. Asgjë e rëndë, por do disa ditë kohë rikuperim”, tha tekniku i Milanit.

Allegri nuk dha shumë detaje, por nuk ishte i shqetësuar, sepse Jashari do të jetë 100% gati për ndeshjen tjetër.

“Jashari është lojtar i shkëlqyer. Fatkeqësisht, nuk do të jetë gati nesër, por do ta kemi në dispozicion për ndeshjet në vijim. Ai përshtatet me filozofinë tonë”, tha Allegri.

The post Ardon Jashari e nis me probleme te Milani, por Allegri e pëlqen: “Lojtar i shkëlqyer” appeared first on Telesport.