Deputeti i VV-së ngrit dyshimet: A do t’i japë Adem Hoxha nënshkrimet Listës Serbe për Kushtetuese?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha. AAK mori këtë vendim pasi në seancën e kaluar, Hoxha votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

E rreth këtyre zhvillimeve, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka ngritur disa pikëpyetje nëse Hoxha u largua nga grupi parlamentar për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e nënkryetarit, transmeton Telegrafi.

“A ka dalë Adem Hoxha nga grupi parlamentar i AAK-së për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e nënkryetarit? Lista Serbe nuk i ka 10 nënshkrime, a është bërë largimi për këtë çështje mbetet të shihet?”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

The post Deputeti i VV-së ngrit dyshimet: A do t’i japë Adem Hoxha nënshkrimet Listës Serbe për Kushtetuese? appeared first on Kosovapost.net.