Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën, me 8 nga 10 transferimet më të shtrenjta. Pra, yjet më të kërkuar në tregun e futbollit përfundojnë në Angli.
✅ 10 transferimet më të shtrenjta të verës 2025 (deri më 28 gusht):
1️⃣ Florian Wirtz – Liverpool | 137.5 mln € (117.5 fikse + 20 bonuse), vjen nga Bayer Leverkusen. Kontratë deri më 2030.
2️⃣ Hugo Ekitiké – Liverpool | 95 mln €, vjen nga Eintracht Frankfurt. Kontratë deri më 2031.
3️⃣ Benjamin Šeško – Manchester United | 85 mln €, vjen nga RB Leipzig. Shënoi 21 gola sezonin e kaluar.
4️⃣ Bryan Mbeumo – Manchester United | 81 mln € (70 fikse + 11 bonuse), vjen nga Brentford. Ka shënuar 20 gola në Premier League.
5️⃣ Victor Osimhen – Galatasaray | 80 mln € (40 tani + 35 vitin tjetër + 5 bonuse). Napoli ruan 10% të shitjes së ardhshme.
6️⃣ Eberechi Eze – Arsenal | 78 mln €, vjen nga Crystal Palace. Mori fanellën nr.10.
7️⃣ Viktor Gyökeres – Arsenal | 76 mln € (65.7 fikse + 10.2 bonuse), vjen nga Sporting CP. Mori fanellën nr.14.
8️⃣ Luis Díaz – Bayern Munich | 75 mln €, vjen nga Liverpool. Mori fanellën nr.14, kontratë deri më 2029.
9️⃣ Matheus Cunha – Manchester United | 74.2 mln €, vjen nga Wolverhampton. Firmosi kontratë 5-vjeçare.
🔟 Martín Zubimendi – Arsenal | 70 mln €, vjen nga Real Sociedad.
The post Merkatoja e verës 2025 vendos rekorde. 8 nga 10 transferimet më të shtrenjta, në Premier League appeared first on Telesport.