Në fitoren 5-0 ndaj Leeds United disa ditë më parë në Premier League, një nga protagonistët e Arsenal ishte sulmuesi Viktor Gyokeres. Ai realizoi dygolëshin e tij të parë në kampionatin anglez.
Pak ditë pas atij suksesi, sulmuesi suedez i ardhur këtë verë, komenton emocionet e përjetuara në ato momente: “Sigurisht që jam i lumtur me rezultatin. Ishte gjithashtu fantastike të shënoja dy gola“.
Ish-lojtari i Sporting Club tha: “Gjithmonë ka presion. E di që do të kem shanset e mia herët a vonë. Ishte një parasezon i shkurtër për mua; nuk pata shumë javë stërvitje dhe pastaj luajta 90 minuta në një miqësore”.
“Ishte e rëndësishme për mua të luaja 90 minuta, të gjeja ritmin tim dhe ta njihja ekipin edhe më mirë gjatë kësaj ndeshjeje. Tani ndihem në fushë më rehat me mënyrën tonë të të luajturit dhe mendoj se kjo u duk”.
“Ndihem komod kur topi shkon thellë. E di që do ta shfrytëzoj mundësinë kur të paraqitet. Kemi shumë lojtarë të jashtëzakonshëm në sulm. Për mua, është e rëndësishme të jem në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Viktor Gyokeres.
Sa i përket vështirësisë së Premier League, ai tha: “Është e vështirë. Çdo ekip me të cilin luajmë dëshiron të na i vështirësojë gjërat. Duhet të përgatitemi sa më mirë që të mundemi për çdo ndeshje, por kemi një skuadër të jashtëzakonshme”.
“Stërvitemi mirë dhe punojmë shumë çdo ditë. Kemi filluar mirë me dy fitore, dy ndeshje pa pësuar gol. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por gjithmonë mund të përmirësohemi”, tha Gyokeres.
The post Gyokeres: E di që ndaj meje do të ketë gjithnjë presion, do të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet appeared first on Telesport.










