Është luftë nervish, kështu e përshkruan “L’Equipe”. Një betejë me tre aktorë, mes Parisit dhe Manchesterit. Protagonisti kryesor? Gianluigi Donnarumma, në shënjestrën e Pep Guardiolës, ndërsa PSG nuk ka ndërmend të pranojë “sconto” të çmimit të kartonit për anglezët. Koha është e kufizuar dhe tensioni rritet, në pritje të një zgjidhjeje që duhet të vijë, përveç ndonjë surprize, deri të hënën në orën 20:00.
Situata aktuale – Për kapitenin e kombëtares italiane ende nuk është zhbllokuar asgjë. Largimi nga “Parc des Princes”, të premten, iu vuri kapak 4 sezoneve në Paris, të kurorëzuara këtë pranverë me triumfin në Champions League. Më pas, ndryshimi i strategjisë nga Luis Enrique dhe afrimi i Chevalier për 55 milionë euro nga Lille e shtynë Donnarumma në merkato. Manchester City ishte interesuar edhe një vit më parë, pas krisjes së kësaj vere gjeti shpejt akordin me portierin italian. Problemi është bindja e klubit francez, që kërkon rreth 50 milionë euro, shifër shumë e lartë për anglezët, të cilët sipas “L’Equipe” nisën me një ofertë jozyrtare prej 15 milionësh, shumë larg nga pritshmëritë e PSG-së.
Çmimet drejt uljes – Me kalimin e ditëve dhe afatin e mbylljes së merkatos, pozicioni i francezëve duket se është zbutur. Tani flitet për një çmim mes 30 dhe 35 milionë eurove. Shifër më e arritshme për Manchester City, që megjithatë duhet të sistemojë fillimisht Ederson. Galatasaray deri tani nuk ka ofruar më shumë se 10 milionë euro për brazilianin, ndaj “mësymja” përfundimtare për portierin italian nuk ka nisur ende.
Skenarët e mundshëm – Nga ana tjetër, PSG shpreson që deri të hënën të futet ndonjë tjetër klub në lojë, për të shmangur mbajtjen e një portieri “të tepërt” në skuadër, i cili që në janar mund të lidhet falas me një tjetër ekip dhe të largohet në qershor falas. Ndërkohë, parizienët po finalizojnë shitjen e Tenas te Villarreal, një tjetër sinjal se Luis Enrique nuk ka qenë kurrë plotësisht i bindur nga Donnarumma. Çështja mbetet e hapur: do të arrijë Manchester City ta mbyllë marrëveshjen brenda afatit, apo PSG do ta mbajë Gigio deri në fund të sezonit?
The post City-PSG, luftë nervash për Donnarumma. Francezët nuk duan ta shesin lirë, por koha po mbaron appeared first on Telesport.