Barcelona nuk pret dot më, i vendos ultimatum Fermin Lopez: Ke 48 orë për të vendosur

Fermin Lopez po kthehet në një çështje më vete te Barcelona. Për mesfushorin me tipare sulmuese ka mbërritur së fundmi në zyrat e Barcelonës një ofertë nga Chelsea, që mësohet të jetë 50 milionë euro.

Fillimisht katalanasit kanë kërkuar 70 milionë euro, por duke ditur se e kanë të nevojshme një shitje urgjente, janë dakord me shifrën 50 milionë euro. Në anën tjetër, vetë lojtari duket se është i dyzuar. Chelsea i ka premtuar që do të ketë një rol protagonist në ekip dhe besojnë shumë tek aftësitë e tij, por ai e ka shumë të vështirë për t’u larguar nga Barcelona.

Drejtuesit e klubit katalanas i kanë dhënë 48 orë kohë në dispozicion për të vendosur për të ardhmen e tij. Edhe vetë te Barcelona janë të ndarë në lidhje me fatin e Fermin Lopez. Hansi Flick kërkon qëndrimin e lojtarit, pasi e sheh atë si një element shumë të rëndësishëm për të kryer rotacionin, por edhe për të ardhmen e ekipit. Drejtuesit janë pro shitjes së tij, si e vetmja mënyrë për të rregulluar çështjet financiare dhe atë të regjistrimit, pasi do të rikthehej në fuqi rregulli i famshëm 1:1.

The post Barcelona nuk pret dot më, i vendos ultimatum Fermin Lopez: Ke 48 orë për të vendosur appeared first on Telesport.