Egli Tako kapet duke shkelur rregullat e trafikut

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako është lajmëruar me parë në llogarinë e saj.

Teksa realizonte një video brenda makinës, ajo është parë duke mos respektuar një nga rregullat më të rëndësishme të qarkullimit rrugor mungesën e rripit të sigurimit, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar si përmes kritikave ashtu edhe me shqetësim për sigurinë në trafik.

Edhe pse për shumëkënd ky mund të duket si një detaj i vogël, përdorimi i rripit të sigurimit është një rregull thelbësor për sigurinë në rrugë.