Deklarata e ish-partneres ndez rrjetin – ja si i përgjigjet Shpat Kasapi

Pas një deklarate të gjatë dhe emocionale të Selvije Jao, ish-partneres së tij, e cila u bë virale në rrjete sociale, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të reaguar.

Kasapi publikoi në Instagram një pjesë nga balada e tij e vjetër “Sherrin ma bane”, duke ndarë në story vargje që flasin për dhimbje dhe dashuri të humbur.

“Sherrin ti ma bane, për së gjalli më ke mbyt. Malli më merr me t’i pa sytë. Shenjë për jetë ma lae, je mbush me gjynahe, se t’kam dasht me mish e shpirt.”, dëgjohet në pjesën e këngës që ai ka shpërndarë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një mesazh i fshehur.

Ndërkohë, Selvije Jao ka publikuar një reflektim të gjatë me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan se këtë vit e ka gjetur më e fortë, më e qetë dhe e vendosur të ndërtojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj, Roelin.

Ajo thekson se nuk do të heshtë më përballë padrejtësive emocionale dhe se dëshiron t’i ofrojë djalit një shtëpi plot dashuri dhe siguri.

“Dita ime e lindjes më gjeti në qetësi dhe paqe absolute. Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush,” shkruan Jao, duke theksuar se tashmë po nis një kapitull të ri, të ndërtuar mbi sinqeritet dhe respekt.

Në një nga deklaratat e saj më të forta, ajo shton: “Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj.”