Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi madrilen ka filluar që tani nga puna për të menduar për merkaton e vitit 2026.
Prej kohësh është përfolur për Ibrahima Konate, i cili duket se do të vijë falas verën e ardhshme në Madrid, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Liverpool. Përveç Konate, Real Madrid po punon për të siguruar transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi francez, siç është Dayot Upamecano.
26-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bayern, duke qenë së kërkon një rrogë më të lartë se 16 milionë euro që merr aktualisht në sezon dhe duket se do të largohet si lojtar i lirë drejt Madridit. Për francezin ka interes edhe nga PSG e Man. United, por duket se ai ka zgjedhur klubin madrilen.
The post Përveç Konate, Real Madrid do transferojë falas edhe yllin tjetër francez appeared first on Telesport.