Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para të La Ligës, kanë bërë që Hansi Flick të kërkojë nga drejtuesit një përforcim në qendër të mbrojtjes.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka një listë me 3 emra dhe njëri prej tyre mund të jetë partneri i ri në qendër të mbrojtjes për Pau Cubarsi.
Gonçalo Inacio: qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, 24 vjeç, i cili numëron edhe 16 ndeshje me kombëtaren portugeze. Kontrata aktuale me Sporting Lisbon skadon në vitin 2027. Vlera e mbrojtësit është diku te 45-50 milionë euro.
Murillo: mbrojtësi brazilian 23-vjeçar i Nottingham Forest, me një kontratë deri në vitin 2029 dhe konsiderohet si një nga zbulimet në Premier League. Vlera e tij është diku mes 50-55 milionë euro.
Castello Lukeba: mbrojtësi francez 22-vjeçar i RB Leipzig. Gjithashtu nën kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029 dhe për të ka interes nga shumë klube të mëdha. Leipzig kërkon mbi 80 milionë euro.
Para se Barcelona të tentojë transferimin e njërit prej emrave të mësipërm duhet të finalizojë shitjen e Fermin Lopez ose te Marc Casado. Për Fermin Lopez ka interes konkret nga Chelsea dhe marrëveshja mund të mbyllet brenda 1 shtatorit për shifrën 55-60 milionë euro. Për Casado-n po ashtu ka interes nga ekipet Angleze si Wolves apo Aston Villa, Barcelna pret ofertë deri në 30 milionë euro për të.
The post Flick kërkon një qendërmbrojtës, Barcelona po ndjek 3 emra të njohur appeared first on Telesport.