Bayern ka një ide të re në merkato, ai luan te Barcelona

Mediat gjermane raportojnë se Bayern ditët e fundit ka një ide të re në merkato. Ai është Fermin Lopez.

Një nga lojtarët më të talentuar te Barcelona, por njëkohësisht i nxjerrë në treg për t’u shitur. Klubi katalanas ka nevojë të shesë dhe është i detyruar të bëjë një sakrificë.

Duke qenë se në rolin e tij Barcelona ka plot yje, pritet ta shesë në ditët e fundit të merkatos. Bayern ka interes për spanjollin, sepse ai mund të luajë si trekuartist, si mesfushor 8-sh dhe si sulmues krahu.

Kompany i pëlqen shumë lojtarët polivalentë dhe ka shumë interes për këtë lojtar. Bayern do të ishte dakord edhe ta huazonte.

The post Bayern ka një ide të re në merkato, ai luan te Barcelona appeared first on Telesport.