Nga lopët në fshat tek Interi, kroati Sucic rrëfen rrugëtimin emocionues në futboll

Petar Sucic, mesfushori i Interit, rrëfen historinë e tij në “On Board”, formati i “Inter Media House”: “E kam kaluar fëmijërinë në një fshat të vogël me familjen. Kishim një fermë të vogël, babai im mbarështronte lopët dhe ndonjëherë, kur isha i vogël, e ndihmoja në mjeljen e qumështit. Ishte një jetë shumë e lumtur për mua. Rrija gjithë ditën jashtë, ndërsa kujtimet me kafshët tona do t’i mbaj gjithmonë.

Kujtimet më të bukura i kam nga vendlindja ime, Bugojno. Aty kam mësuar shumë për jetën. Ndeshja ime e parë në Champions? Po binte një shi i madh dhe mendova se nuk do të luhej, por në fund zbritëm në fushë dhe isha jashtëzakonisht i lumtur. Aty shënova një nga golat më të bukur në karrierën time. Ishte një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë.

Jashtë fushës nuk më pëlqen të humbas kohë me rrjetet sociale. Janë një mjet i vlefshëm, por mund të të marrin edhe 5 orë kohë, ndërsa unë dua të përjetoj jetën reale. Pas ndeshjes apo stërvitjes më duhet të çlodhem, të kaloj kohë me familjen. Kjo është një nga arsyet pse nuk i përdor rrjetet sociale.

Vëllai im, Luka, është rritur në Austri dhe kur ka pak kohë, vjen çdo vit të më vizitojë. Luajmë si fëmijë dhe jemi shumë krenarë për veten, ashtu edhe familjet tona. Kur ishim të vegjël shikonim ndeshjet në TV së bashku, tani luajmë bashkë në kombëtare. Për mua kjo është një histori speciale.

E dua shumë kombëtaren dhe ndihem më i lumturi në botë kur vesh fanellën e saj. Çdo herë që hyj në fushë është një mundësi e madhe për mua, debutimi ishte moment dhe emocion i veçantë”.

 

The post Nga lopët në fshat tek Interi, kroati Sucic rrëfen rrugëtimin emocionues në futboll appeared first on Telesport.