Ndërsa Inter Miami përgatitet për “Clásico del Sol” ndaj Orlando City, në gjysmëfinalet e “Leagues Cup”, Sergio Busquets surprizoi edhe Lionel Messin me rrëfimin për të ardhmen e tij. Mesfushori spanjoll nuk ka dhënë ende garanci për vazhdimësinë. Kontrata e tij me klubin amerikan skadon në dhjetor dhe, në moshën 37-vjeçare, tërheqja nga futbolli profesionist po afron.
“Kur ika nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha më të luaja në Spanjë apo Europë. Kam edhe një moshë të avancuar, jam shumë më pranë tërheqjes sesa të vazhdoj të luaj, – tha Busquets. – Ende nuk ka asgjë zyrtare, as për rinovimin e mundshëm, as për ceremoni lamtumire”.
Fjalët e veteranit hapin pyetje për të ardhmen e ekipit amerikan, i cili e konsideron Busquets një nga referencat kryesore në mesfushë, pranë Messit dhe liderëve të tjerë. Pavarësisht pasigurisë, Busquets mbetet shtyllë e projektit të Inter Miami, përvoja e tij ndërkombëtare do të jetë kyçe në sfidat e ardhshme, si në kampionat, ashtu edhe në kupa.
The post Busquets nuk pranon “të zvarritet”, paralajmëron tërheqjen e shpejtë nga futbolli appeared first on Telesport.