Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale me sulmuesin e Chelsea, Nicolas Jackson. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja britanike “The Sun”.
Kampionët e Bundesligës janë një nga pesë klubet e interesuara për të nënshkruar me 24-vjeçarin, që nuk është më pjesë e planeve të Chelsea. Te Bayern do të preferonin një marrëveshje huazimi, por kjo nuk është në interes të Chelsea.
Londinezët do ta linin Jackson në formë huazimi vetëm nëse klubi i tij i ri do të angazhohej për ta blerë atë në fund të sezonit.
Pavarësisht se ende po merr pjesë në stërvitje me skuadrën, Jackson nuk ka debutuar ende në Premier League për Chelsea këtë sezon.
Mediat konfirmojnë se lojtari i ka thënë Chelsea se do të donte të merrte në konsideratë opsionet e tij për shkak të pasigurisë rreth kohës së tij të lojës me Liam Delap dhe Joao Pedro që i janë bashkuar klubit këtë verë.
Jackson ende ka tetë vjet të mbetura në kontratën e tij në Stamford Bridge.
The post Bayern Munich arrin marrëveshje verbale me sulmuesin që është i tepërt te Chelsea appeared first on Telesport.