Sulmuesi anglez Cole Palmer nuk mori pjesë në seancën stërvitore të Chelsea ditën e martë dhe prania e tij në ndeshjen e radhës në Premier League, atë kundër Fulham, është në dyshim.
Edhe pse Palmer ishte në fushën stërvitore te Chelsea, ai nuk u stërvit me grupin. Lojtari bëri një stërvitje të diferencuar pas problemit që pati gjatë nxhemjes ditën e shtunë, para takimit ndaj West Ham.
“Ne thjesht po tregohemi shumë të kujdesshëm me të, sepse ai ndjeu dhimbje në ijë. Ndjeu disa shqetësime gjatë nxehmjes të premten në mbrëmje dhe për këtë arsye nuk arriti të merrte pjesë në ndeshjen kundër West Ham”, tha trajneri Enzo Maresca,
“Është diçka me të cilën ai ka pasur pak vështirësi që nga Kupa e Botës për klube. Ai është përpjekur të luajë, të bëjë më të mirën për Chelsea dhe shpresojmë, të jetë i disponueshëm, por do të shohim”, shtoi trajneri italian.
“Cole po bën punën e tij në pishinë, në palestër, duke u përpjekur t’i marrë gjërat sa më lehtë të jetë e mundur për të dhe me të, në mënyrë që të jetë i disponueshëm sa më shpejt”, tha Maresca.
The post Palmer mungon në stërvitje për shkak të dëmtimit, trajneri Maresca kryqëzon gishtat appeared first on Telesport.