Taylor Swift dhe Travis Kelce e mbajtën të fshehtë fejesën për disa kohë, ka mësuar ekskluzivisht Page Six.
Një burim i brendshëm ka bërë të ditur të martën se lojtari i Kansas City Chiefs i kishte propozuar superyllit të popit “para disa javësh”.
Data e saktë e propozimit nuk është bërë ende publike.
Nuk dihet nëse propozimi ndodhi para apo pas xhirimeve të episodit të Taylor-it në podcastin “New Heights”, i cili u publikua më 13 gusht. Megjithatë, në atë kohë Kelce tashmë kishte stilin e ri të flokëve, me të cilin e kishim parë në fund të korrikut.
Taylor Swift dhe Travis Kelce, të dy 35 vjeç, nuk e bënë publike lajmin e fejesës deri të martën.

Ylli i NFL dhe fituesja e çmimeve Grammy postuan një foto të përbashkët në Instagram, të cilën e shoqëruan me një përshkrim me humor:
“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i edukatës fizike po martohen”.

