Courtois: Ja çfarë na kërkon trajneri Alonso që të bëjmë, shpesh jam në qendër të fushës

Real Madrid pati një nisje të shkëlqyer në La Liga këtë sezon, duke fituar të dyja ndeshjet e luajtura deri më tani, ndërkohë që nuk ka pësuar asnjë gol. Portieri belg Thibaut Courtois është një ndër faktorët që skuadra nuk ka pësuar ende gol, duke bërë disa pritje të shkëlqyera e treguar vlerat e tij.

Kemi arritur dy fitore shumë të rëndësishme. Të fitosh jashtë fushe duke mos pësuar gol është e rëndësishme. Niveli që kemi treguar dhe reagimet tona janë shumë të mira deri në sekondën e fundit të ndeshjes. E dinim se do të ishte një fillim i vështirë i sezonit, por deri më tani jemi paraqitur mirë”, tha Courtois.

Portiere belg flet për kërkesat që ka trajneri i ri Xabi Alonso: “Ai na kërkoi që në fillim të fillonim mirë, me shumë presion sulmues dhe lojë mbrojtëse. Nëse bëni presion lart, ata nuk kanë shanse dhe mund të luajnë vetëm me topa të gjatë, dhe pastaj unë ose një mbrojtës jemi aty për ta rifituar shpejt dhe për të sulmuar përsëri”.

Është shumë e vështirë për ekipin tjetër të çlirohet nga ai presion. Kjo është ajo që bëjmë dhe funksionon mjaft mirë, kjo është qasja që duhet të ndjekim. Unë ndihem mirë, trajneri më kërkon të luaj shumë më përpara, kështu që vrapoj shumë. E mbështes ekipin sepse kur ata bëjnë presion lart duhet të qëndroj aty. Shpesh jam në qendër të fushës”, tha Courtois.

The post Courtois: Ja çfarë na kërkon trajneri Alonso që të bëjmë, shpesh jam në qendër të fushës appeared first on Telesport.