Rabiot: “Nëse më thërret Allegri, jam gati….” Për sulmin kuqezi sulm shfaqet Lukebakio

Ndërsa Milani po tenton të afrohet te Marseille, rikthehen në vëmendje disa deklarata që Adrien Rabiot bëri në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” në fillim të qershorit.

Mesfushori francez kishte thënë: “Flas shpesh me Allegrin. Giovanni Rossi, këshilltari i De Zerbit, punon edhe me të, kur më thërret më thotë: Hajde, të të kaloj babanë tënd. Me Allegri mund të flas për gjithçka, jo vetëm për futboll. E vlerësoj shumë si person, ka mentalitet fitues. Dhe është e qartë, nëse më thërret, gjithmonë do të jem i gatshëm të flasim”.

Kjo tregon miqësinë dhe respektin mes Rabiot e trajnerit kuqezi, një faktor që mund të ndikojë në interesin e Milanit. Në të njëjtën kohë, klubi po vlerëson edhe opsione të tjera për merkaton. Përveç Harder, që duket afër transferimit në Milano, “Gazzetta dello Sport” raporton se për repartin ofensiv po konsiderohet edhe Dodi Lukebakio.

Sulmuesi i Sevilla do të vinte si shtesë karshi danezit, duke zëvendësuar Chukwueze, nëse ky i fundit largohet, ndoshta drejt Anglisë. Lukebakio ka regjistruar 26 paraqitje dhe 2 gola me kombëtaren belge.

The post Rabiot: “Nëse më thërret Allegri, jam gati….” Për sulmin kuqezi sulm shfaqet Lukebakio appeared first on Telesport.