Napoli, gati zyrtarizimi i rinovimit me sulmuesin italian. Kontrata e re deri më 2028

Napoli është pranë konfirmimit të një lajmi të rëndësishëm; rinovimit të kontratës së Matteo Politanos deri në vitin 2028. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes që do ta lidhë sulmuesin me klubin “axurr” për 4 vite të tjera.

Një sinjal i fortë besimi nga Antonio Conte, që e konsideron Politano element kyç për projektin e tij. Sulmuesi italian e nisi sezonin e ri aty ku e kishte lënë, me një asist në ndeshjen ndaj Sassuolos (për golin e McTominay). I ardhur nga Interi më 2020, ai është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për të gjithë trajnerët që kanë drejtuar Napolin këto vite.

Shifrat e tij flasin qartë: 234 paraqitje, 34 gola dhe 35 asiste me fanellën blu. Vetëm sezonin e kaluar, nën urdhrat e Contes, regjistroi 37 ndeshje në kampionat, me 3 gola dhe 5 asiste, duke nisur si titullar në 34 prej tyre; dëshmi e rëndësisë që ka në skuadër.

Ky rinovim i jep Contes stabilitet dhe vazhdimësi, ndërsa për Politanon është shpërblimi i natyrshëm i besueshmërisë dhe profesionalizmit të tij.

The post Napoli, gati zyrtarizimi i rinovimit me sulmuesin italian. Kontrata e re deri më 2028 appeared first on Telesport.