Në ditët e fundit të merkatos verore, e cila do të mbyllet mëngjesin e 1 shtatorit, Barcelona ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Chelsea për shërbimet e mesfushorit Fermín López.
Pas disa javësh spekulimesh për largimin e ndonjë lojtari të rëndësishëm nga ekipi i parë katalanas, emrat e Marc Casadó dhe Fermín López janë lakuar më shpesh. Trajneri Hansi Flick nuk dëshiron të humbasë asnjë lojtar kyç, por klubi ka nevojë për një shitje të madhe, për të përmbushur kriteret e “fair play financiar”.
Chelsea ka bërë një ofertë konkrete prej 50 milionë eurosh për Fermín, shifër që mund të zgjidhë të gjitha problemet e Barçës në merkato. Lojtari dhe agjentët e tij janë në dijeni të mundësisë për të kaluar në “Stamford Bridge” këtë sezon.
Një detaj i rëndësishëm, Fermín nuk luajti kundër Levantes. Trajneri Flick u pa duke biseduar me të, duke u munduar ta qetësonte. Vendimi i mesfushorit, i cili e di ofertën e Chelsea, pritet të jetë përcaktues. A do të qëndrojë për ta konsoliduar vendin e tij si titullar në mesfushën ofensive të Barcelonës, apo do të pranojë sfidën për të luajtur në Premier League?
Barça po vlerëson me kujdes opsionin, ndërsa merkatoja është ende e hapur dhe çdo lëvizje mund të ndryshojë ekuilibrin e ekipit blaugrana.
The post 50 milionë euro në “tryezë”, Chelsea bën ofertë zyrtare për Fermín López appeared first on Telesport.










