Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit axurr, komentoi për fillimin e rrugëtimit të kombëtares drejt Botërorit 2026 nën drejtimin e trajnerit të ri, Gattuso: “Gennaro ishte i emocionuar dhe kjo është normale kur merr një rol të tillë.
Tani ka fituar siguri dhe vetëdije për atë që i duhet për ta bërë punën e tij më mirë. Po bëjmë njëlloj ‘pelegrinazhi’ në të gjitha klubet e Serie A, duke krijuar lidhje me trajnerët dhe drejtuesit, elementë të dobishëm gjatë sezonit”.
Për besimin te grupi i lojtarëve axurr: “Kemi besim, i cili nuk duhet të mungojë në çfarëdo situate. Besimi në kombëtaren që kemi, me futbollistë të shkëlqyer, është baza më e rëndësishme. Tani na takon të bëjmë performanca dinjitoze për emrin tonë”.
Për Gianluigi Donnarumma: “Pres ta takoj personalisht. Trajneri e ka kontaktuar disa herë për ta diskutuar të ardhmen e tij. Pavarësisht kësaj, Donnarumma do të jetë gjithmonë pikë force dhe referimi për kombëtaren tonë”.
Për talentet e rinj si Francesco Pio Esposito: “Këto janë vendime të trajnerit. Fakti që një lojtar si ai mund të thirret, bazuar në performancat dhe rritjen e treguar, është diçka që na mbush me krenari. Në sulm kemi gjithashtu lojtarë si Kean, Retegui dhe Scamacca, të rikuperuar nga dëmtimi. Vlerat janë të mëdha dhe talentet e rinj janë të mirëpritura”.
Për futbollistët italianë jashtë vendit: “Është një plus. Nëse ke 6-7 lojtarë që luajnë te klubet më të mira të botës, kombëtarja jote rritet në nivel. Serie A nuk është më referenca e dikurshme, por një shkallë drejt ligave të tjera, që tani janë pikë arritjeje”.
Për fillimin e sezonit të ri në Serie A: “Të favorizuarit nuk kanë rëndësi. 2-3 ekipe duken më të forta në fillim, por realiteti zbulohet çdo javë kampionati, me shumë faktorë që mund t’i ndryshojnë ekuilibrat”.
Për situatën e Sandro Tonali: “Di që trajneri e ka kontaktuar dhe më pas, sipas verdiktit mjekësor, do të kuptojmë nëse mund të ftohet ose jo për ndeshjet e shtatorit”.
The post Buffon: Kemi besim te kjo kombëtare, Gattuso ka fituar siguri. Donnarumma, pikë referimi appeared first on Telesport.










