Iz*raeli pretendon se su*lmi i tij që vr*au 5 gazetarë në Ga*za ishte për të “goditur kamerën”

Ushtria izraelite pretendon se sulmin e dyfishtë në spitalin “Nasser” në jug të Gazës e kreu “për të shënjestruar një kamerë të instaluar nga Hamasi”, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite njoftoi rezultatet e një hetimi paraprak mbi sulmin ndaj spitalit në Khan Younis, i cili vrau 20 palestinezë, përfshirë 5 gazetarë dhe 5 punonjës mjekësorë. Sulmi u krye nga njësitë e Brigadës Golani “për të eliminuar një kamerë që dyshohet se ishte instaluar nga Hamasi dhe ishte përdorur për të monitoruar ushtarët izraelitë”.

Rezultatet e hetimit thuhet se iu paraqitën shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm bëhet e ditur se gjatë hetimit gjithëpërfshirës ka kërkuar detaje në lidhje me “zinxhirin komandues që miratoi sulmin dhe kush dha miratimin për municionin që do të përdorej”.

Zamir shprehu keqardhje për dëmin e shkaktuar ndaj civilëve dhe pretendon se 6 personat që vranë në sulm janë “terroristë”. Ndërkohë nuk është bërë asnjë deklaratë se pse sulmet, të cilat rezultuan me vdekjen e 20 personave, u kryen njëra pas tjetrës.

– Ushtria izraelite shënjestroi spitalin “Nasser”

Ushtria izraelite dje në mëngjes kreu dy sulme të ndara në spitalin “Nasser” në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës thuhet se në sulmet e kryera ndaj spitalit “Nasser”, u vranë 20 pealestinezë, përfshirë 5 gazetarë dhe 5 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit nga sulmi i parë ishin në vazhdim, sulmi i dytë ndodhi ndërsa kamerat po regjistronin momentet drejtpërdrejt. Pamjet nga zona shkaktuan reagim nga organizatat mediatike dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ushtria izraelite përgjegjëse për vrasjen e 246 gazetarëve në Rripin e Gazës, mori përsipër përgjegjësinë e sulmit, por ajo pretendoi se “nuk ka shënjestruar drejtpërdrejt gazetarët”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u detyrua të bëjë një deklaratë lidhur me ngjarjen në të cilën ai mbrojti idenë se ngjarja ishte “një aksident tragjik”.

Në sulmin e fundit humbën jetën fotoreporteri i Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohammed Salameh; gazetarja për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe The Associated Press (AP), Maryam Abu Deqqa, gazetari i NBC News me bazë në SHBA, Moaz Abu Taha dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.

The post Iz*raeli pretendon se su*lmi i tij që vr*au 5 gazetarë në Ga*za ishte për të “goditur kamerën” appeared first on Kosovapost.net.