Pasi transferoi pak ditë më parë Douglas Luiz për një shifër rreth 31 milionë euro, Nottingham Forest duket se do bëjë sërish “pazar” te Juventus.
Objektivi i radhës i ekipit anglez është mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Nicolo Savona. “Football Italia” raporton se Nottingham Forest i ka paraqitur Juventusit një ofertë prej 12 milionë eurosh për mbrojtësin 22-vjeçar.
Në anën tjetër, bardhezinjtë pretendojnë për 18 milionë euro. Megjithatë, diskutimet mes klubeve vazhdojnë ende dhe pritet që të bien shumë shpejt dakord, duke ditur që mbrojtësi i ri i cili debutoi kur trajner ishte Thiago Motta, tani nuk bën pjesë në planet e Igor Tudor.
The post Pas Douglas Luiz, Nottingham Forest do bëjë një tjetër blerje te Juventus appeared first on Telesport.