Milan pret të bëjë më shumë se një përforcim në këto ditë të mbetura të merkatos. Një nga objektivët e kuqezinjve është edhe Adrien Rabiot, i përjashtuar nga Olimpique Marseille pas përleshjes me shokun e ekipit në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen e parë në Ligue 1 për këtë sezon, ndaj Rennes.
Milan ka ndjekur edhe alternativa të tjera për të përforcuar mesfushën, por Rabiot është padyshim i preferuari i Max Allegri-t, i cili e njeh që nga koha kur ishin bashkë te Juventus.
Për të arritur te Rabiot, Milan duhet të sakrifkojë një nga mesfushorët aktual dhe më i mundshmi për t’u larguar është Yunus Musah. Për amerikanin ka pasur ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por është refuzuar.
Në situatën që ndodhet, drejtuesit e Milanit nuk kanë rrugë tjetër veçse të largojnë Musah, për të tentuar më pas transferimin e Rabiot. Për francezin ka interes nga disa klube të tjera të mëdha, në Serie A, por edhe në ligat e tjera elitare.
The post Allegri i “fiksuar” pas Rabiot, Milan duhet të sakrifikojë këtë lojtar për të arritur te francezi appeared first on Telesport.