Liverpool është padyshim “mbreti” i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe një goditje të fundit.
Prej kohësh, Liverpool po tenton transferimin e Alexander Isak nga Newcastle, por ofertat e kampionit në fuqi të Anglisë janë refuzuar vazhdimisht nga “Qymyrxhinjtë”.
“Daily Mail” raporton se Liverpool po përgatit një ofertë të fundit për sulmuesin suedez, e cila duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Bëhet fjalë për 139 milionë euro, një shifër padyshim rekord jo vetëm për Newcastle, po për gjithë historinë e Premier League.
Liverpool ka arritur që më parë marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, tani mbetet vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Newcastle. Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dhe vetë sulmuesi ka vendosur të luajë vetëm për Liverpool dhe asnjë klub tjetër, Newcastle është e detyruar të pranojë ofertën rekord nga të kuqtë.
The post E BUJSHME NGA ANGLIA! Oferta e fundit e Liverpool për Isak nuk ka shanse të refuzohet nga Newcastle appeared first on Telesport.