Protesta po zhvillohen në të gjithë Izraelin, ku kërkohet përfundimi i luftës dhe lirimi i pengjeve të mbetura në Gazë.
Në të gjithë Izraelin po zhvillohen protesta mbarëkombëtare, të organizuara nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, si dhe grupe tjera antiqeveritare.
Demonstruesit po bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe një përfundim të negociuar të luftës. Ata bënë thirrje edhe presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërmarrë hapa dhe të përmbushë angazhimin e tij për të kthyer të gjithë pengjet.
Disa nga demonstratat kanë përfshirë protesta jashtë shtëpive të anëtarëve të koalicionit dhe ministrave, ndërsa të tjerë protestuan në rrugë dhe bllokuan autostradat.
Protestuesit fajësojnë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se i ka dhënë përparësi karrierës së tij politike mbi jetën e pengjeve duke avancuar drejt marrjes së qytetit të Gazës, pavarësisht dënimit ndërkombëtar.
Protesta vjen menjëherë pasi të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, u vranë në një sulm të dyfishtë izraelit në një spital në pjesën jugore të Gazës, të hënën.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “ndjen keqardhje” për “fatkeqësinë tragjike”, duke shtuar se ushtria po “kryen një hetim të plotë”.
Izraeli nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, të raportojnë në Gaza që kur nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën në Gaza si pengje ku 20 prej tyre besohet se janë ende gjallë.
Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, duke vrarë më shumë se 62,744 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./rtk
The post Protesta në Iz*rael: Kërkohet paqe dhe lirimi i pe*ngjeve appeared first on Kosovapost.net.