Çfarë po ndodh te Man. United? Amorim nxjerr në shitje edhe yllin e ri të ekipit

Manchester United po përjeton momente të vështira jo vetëm në fushë, por edhe në aspektet e tjera. Situata te “Djajtë e Kuq” duket kaotike, pak ditë para se të mbyllet zyrtarisht afati i merkatos verore.

Ruben Amorim ka vendosur të nxjerrë në shitje një tjetër lojtar. I “përjashtuari” i radhës nga trajneri portugez është talenti i ri i mesfushës Kobbie Mainoo. 19-vjeçari i cili shkëlqeu në kohën kur Man. United drejtohej nga Erik ten Hag, tani ka mbetur totalisht në hije.

Sezonin e kaluar u aktivizua në shumë pak ndeshje, për shkak të fatit të keq që pati me dëmtimet. Këtë sezon, në dy ndeshjet e para nuk është aktivizuar për asnjë minutë, pasi Amorim nuk e sheh pjesë të projektit të tij. Man. United ka vendosur të presë oferta për 19-vjeçarin dhe në rast se vjen propozimi i duhur, ai do të largohet brenda datës 1 shtator.

Tottenham, Chelsea, Brighton, Fulham dhe Brentford interesohen për mesfushorin dhe pritet ofertë zyrtare nga ana e tyre këto të mbetura të merkatos.

The post Çfarë po ndodh te Man. United? Amorim nxjerr në shitje edhe yllin e ri të ekipit appeared first on Telesport.