Milan hedh sytë nga La Liga, 30 milionë euro për anësorin e Sevilla

Pasi siguroi Conrad Harder nga Sporting Lisbon për 27 milionë euro, Milan do bëjë dhe një goditje tjetër në repartin sulmues. Mediat italiane raportojnë se klubi kuqezi i ka dërguar Sevilla-s një ofertë prej 30 milionë euro për anësorin sulmues Dodi Lukebakio.

Klubi andaluzian e vlerëson shumë anësorin bleg, por duke ditur që janë në një gjendje të vështirë financiare, oferta e Milanit duket e kënaqshme. Në anën tjetër, në moshën 27-vjeçare, Dodi Lukebakio është në një moment vendimtar në karrierën e tij.

Lojtari e di që një transferim te Milan do të thoshte një hap i madh në karrierë, duket se ai është gati për të bërë këtë kapërcim. Duhet thënë që karriera e Dodi Lukebakio ka pasur luhatje të vazhdueshme, ka pasur momente kur ka qenë fantastik në fushë dhe shumë i vlerësuar, ka pasur dhe momente të tjera, kur ka qenë totalisht në hije.

The post Milan hedh sytë nga La Liga, 30 milionë euro për anësorin e Sevilla appeared first on Telesport.