“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti”, shkroi ambasadori britanik në postimin zyrtar në rrjetin social, Facebook.
Ai gjithashtu u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me shpejtësi për të përmbyllur procesin e formimit të institucioneve.
“I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, theksoi Hargreaves.
The post Ambasadori britanik mirërpret zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, bën thirrje për hapa të mëtejshëm appeared first on Kosovapost.net.