Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

Agjencia e njohur e lajmeve“Reuters”, ka raportuar për zgjedhjen e Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Kosova e zgjedh kryetarin e Kuvendit, duke i dhënë fund muajve të bllokadës politike” – është titulli i artikullit.

“Sipas kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit duhet të votohet para se fituesi i zgjedhjeve të mund ta formojë qeverinë, por pa përkrahje tejpartiake, që ka dalë të jetë e vështirë, duke çuar në një bllokadë që ka shpërfaqur përçarje të thella në shtetin më të ri të Evropës” – thuhet më tej.

“Në përgjithësi, Kuvendi votoi më shumë se 50 herë para se më në fund të pajtohej për Dimal Bashën, i cili është nga partia e Kurtit, duke marrë 73 vota në Kuvendin me 120 deputetë” – vazhdon artikulli.

“Kuvendi është zemra e demokracisë sonë, vendi ku zërat e të gjithë qytetarëve dëgjohen. Unë ndiej përgjegjësi të madhe që më është ngarkuar” – tha Basha.

“Pas një fushate zgjedhore të ashpër, Vetëvendosja e Kurtit doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por dështoi që të siguronte shumicë absolute” – thuhet në artikull.

“Partitë opozitare deri më tani kanë refuzuar që të formojnë koalicion qeveritar me Vetëvendosjen. Ato e fajësojnë pjesërisht Kurtin për përshkallëzimin e tensioneve në pjesën veriore me shumicë serbe, të cilat i kanë lënë të ngecura gjasat e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së dhe kanë nxitur sanksione nga blloku” – thuhet në fund të artikullit.

The post Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij appeared first on Kosovapost.net.