Nuk ka ndeshje ku Vinicius të mos bëhet protagonist për një arsye ose një tjetër. Në “Carlos Tartiere”, kundër Real Oviedo (në fitoren 3-0 të Real Madridit), ai u bë i tillë për shumë arsye. Kjo ndodhi edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, e nisi transfertën nga stoli.
Xabi Alonso surprizoi duke e lënë brazilianin fillimisht në stol. Ndoshta edhe për këtë arsye, kur hyri në fushë në minutën e 63-të, me rezultatin 1-0, ai ishte si “tornado”. Sa i takon anës pozitive, Vinicius dha asistimin për golin e dytë të Mbappé dhe shënoi vetë golin e tretë.
Referuar anës negative, braziliani simuloi një penallti që i solli kartonin e verdhë, tregoi zemërim gjatë festës së golit të dytë (Mbappé i mbuloi gojën), u përplas me tifozët në tribunë (të cilët thirrnin në kor ‘budalla, budalla’) dhe u bëri gjestin e “kategorisë së dytë” tifozëve vendas. Një “recital” tipik i tij, që e vuri sërish në qendër të vëmendjes.
Siç ishte e pritshme, gjithçka ndodhi me të u komentua shumë. Ish-portieri i Oviedo, Esteban Suárez, bëri një reflektim interesant në programin “Radioestadio Noche” të “Onda Cero”, duke nisur nga fakti se Oviedo kthehej në La Liga pas 24 vitesh, pa pasur prapaskena rivaliteti të afërt që mund të ushqenin ndonjë konflikt me Vinicius. Esteban e përmblodhi kështu:
“Vinicius ka një problem social. Luajti për herë të parë në Tartiere dhe arriti që 30.000 njerëz ta fishkëllenin. Nuk ka luajtur kurrë këtu dhe iu kujton tifozëve kategorinë e dytë”.
Pas gjithçkaje që ndodhi, Vinicius doli nga ndeshja i qetë, me një deklaratë të shkurtër dhe elokuente: “Unë jam kështu.”
The post “Vinicius ka një problem social”… / Në stadiumin ku nuk kishte qenë kurrë, i bëri 30 mijë njerëz kundër tij appeared first on Telesport.









