Ndërsa afati i merkatos verore në Europë po shkon drejt fundit, klubet më të mëdha të kontinentit janë ende në kërkim të përforcimeve të minutës së fundit.
Emra të njohur vijojnë përfliten si kandidatë për transferime të papritura, ndërsa disa talente të rinj nga kampionatet më pak të ekspozuara mund të shpërthejnë me lëvizje surprizë drejt ekipeve të elitës.
Situata e paqartë në disa skuadra, si për shembull Milani dhe Interi, ku nuk dihet se kush mund të blihet në orët e fundit. Ka edhe skuadra ku dëmtimet dhe rezultatet zhgënjyese në miqësoret parasezonale po shtyjnë drejtuesit të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri.
Barcelona mund të blejë një sulmues, Real Madrid mund të shesë yllin Rodrygo, Bayern pritet të bëjë dy huazime, kurse Liverpool mund të blejë një qendërmbrojtës.
Në këtë periudhë, që tradicionalisht sjell më shumë panik sesa plane afatgjata, surprizat nuk do të mungojnë. Transferimet “last minute” shpeshherë kanë qenë vendimtare në suksesin e një sezoni dhe agjentët janë në garë me kohën për të mbyllur marrëveshje që deri dje dukeshin të pamundura.
The post Tik-tak, tik-tak! Kush do të jenë transferimet e orëve të fundit në gusht? appeared first on Telesport.