“Nuk ka më justifikime”, Rooney paralajmëron Amorim: Duhet një ndryshim drastik

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka pohuar se Ruben Amorim nuk ka më  justifikime në Old Trafford. Trajneri portugez ka pasur një fillim të vështirë të sezonit të ri pas një sezoni të parë për t’u harruar.

Djajtë e Kuq treguan shkëndija premtuese në humbjen e tyre 1-0 ndaj Arsenalit në fundjavën e parë. Megjithatë, ata patën një paraqitje zhgënjyese kundër Fulham.

Skuadra e Ruben Amorim kaloi në avantazh në minutën e 58-të falë autogolit të Rodrigo Muniz. Megjithatë, Fulham barazoi 15 minuta më vonë nga ish-ylli i Arsenalit, Emile Smith Rowe.

Wayne Rooney ka pohuar se Ruben Amorim me siguri do ta ndiejë presionin nëse nuk arrin t’i ndryshojë gjërat së shpejti. Ai ka këmbëngulur se Manchester United ka bërë blerje shumë të mira gjatë verës, por ata duhet të japin rezultate së shpejti.

Rooney i tha BBC Sport:

“Tani nuk ka justifikime për trajnerin këtë sezon. Ai duhet të fillojë të marrë rezultate dhe t’i marrë shpejt, sepse kur hyn në tetor, nëntor, nëse rezultatet nuk ndryshojnë në mënyrë drastike, atëherë vjen presioni. Është e vështirë të thuash ‘natyrisht, 100 për qind ai është trajneri i duhur për United, nuk mendoj se dikush mund ta bëjë këtë”.

Ish-sulmuesi shtoi:

“Nuk mendoj se as Ruben Amorim do ta thoshte vetë këtë me atë që kemi parë që kur ai ka qenë në klub. Por mendoj se merkato ka qenë e mirë gjatë verës. Dua ende të shoh dy ose tre lojtarë të tjerë. Por është e vështirë të thuash ‘ky do të jetë trajneri ynë për pesë vitet e ardhshme’ me atë që kemi parë”.

Rekordi i Ruben Amorim në Premier League me Manchester United deri më tani është zhgënjyes. Ai ka drejtuar ekipiun në 29 ndeshje në kampionat deri më tani, duke fituar vetëm shtatë, duke barazuar shtatë të tjera, ndërsa ka humbur 15. Ai ka regjistruar vetëm 28 pikë në Premir me një përqindje fitoresh prej vetëm 24.1%.

The post “Nuk ka më justifikime”, Rooney paralajmëron Amorim: Duhet një ndryshim drastik appeared first on Telesport.