Maresca: Chelsea nuk është i varur nga Palmer, shumë gjëra mund t’i bëjmë më mirë

Chelsea fitoi 5-1 me përmbysje ndaj West Ham në javën e dytë të Premier League. Një ndeshje që nisi jo mirë për “blues”, që pësuan gol që në start. Ndërkohë që, më herët ishte dëmtuar në nxehmje Cole Palmer, që nuk u aktivizua.

23-vjeçari u tërhoq nga formacioni titullar disa minuta para fillimit të ndeshjes pasi ndjeu shqetësim në ijë, duke i hapur derën sulmuesit brazilian Estevao Willian për të bërë një debutim mbresëlënës.

Ata që thonë ‘ne jemi thjesht një ekip i Cole Palmer’ morën një përgjigje të mirë në atë ndeshje. Nuk e mohoj se Cole është padyshim lojtari ynë më i mirë dhe me të në fushë jemi një ekip shumë më i fortë”, tha trajneri Enzo Maresca.

Mendoj se ne e treguam tashmë vitin e kaluar në dy ose tre muajt ku Cole nuk ishte 100%, kur arritëm kualifikimin në Champions League, që askush nuk e priste. Palmer u lëndua në nxehmje dhe më pas pësuam një gol, por mendoj se reagimi ishte shumë i mirë. Vazhduam të luanim në mënyrën që e planifikuam ndeshjen”, shtoi Maresca.

Më tej, italiani tha: “Gjithsesi, unë mendoj  se shumë gjëra mund t’i bëjmë më mirë. Mund ta menaxhojmë më mirë topin, të bëjmë shumë pasime për të kontrolluar ndeshjen. Por u përmirësuam krahasuar me ndeshjen kundër Palace”.

The post Maresca: Chelsea nuk është i varur nga Palmer, shumë gjëra mund t’i bëjmë më mirë appeared first on Telesport.