Limaj me uniformë të veteranit bën homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, shënuan Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova në Kleçkë.

“Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade. 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar Limaj.