Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent

Kylian Mbappé është i uritur, i pangopshëm. Francezi ka aktivizuar një version të ri, që në “Chamartín” njihet si “modi CR7”. Francezi e ka bërë golin, varësinë e tij më të madhe. Osasuna dhe Oviedo kanë qenë dy “viktimat” e tij të para në sezonin e ri.

Numrat nuk gënjejnë. Në vitin 2025, Mbappé po shkruan një histori që ngjason me obsesionin golashënues të Cristiano Ronaldos. Francezi shënoi sërish, këtë herë dopietë në “Carlos Tartiere”. Tani ka 33 gola në 37 ndeshje, këtë vit.

Me golat e mbrëmjes së kaluar, janë tashmë 13, herët që Mbappé ka zhbllokuar rezultatin në La Liga që kur është te Real Madridi. 13 gola që kanë thyer rezistencën e kundërshtarëve, kur gjithçka dukej e bllokuar. Mbappé është specializuar të jetë çelësi që deshifron mbrojtjet më të komplikuara, duke shënuar 47 gola me fanellën e bardhë, duke kaluar një legjendë të Real Madridit si Rafael Martín Vázquez.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lider në kontinent
Mbappé sundon edhe në Europë. Këto 47 gola që nga fillimi i sezonit të kaluar e vendosin atë në podiumin e golashënuesve të pesë ligave kryesore. Pas tij janë Harry Kane (45), Robert Lewandowski (42) dhe Serhou Guirassy (40). Fillimi i shkëlqyer i këtij sezoni, me 3 gola në 2 ndeshje, tregon se francezi mbetet i lidhur ngushtë me rregullsinë para portave kundërshtare.

Transformim “faraonik”
Në këtë fazë të sezonit të kaluar, shihnim një Mbappé të dyshueshëm dhe pak të humbur. Tani është një “grabitqar” që e ndjen “gjahun” kilometra larg, duket edhe më i saktë. “Ka rikuperuar 4 kilogramë që nag Botërori i Klubeve. Duket mirë, më pëlqen kur e shoh të bëjë ato kthesa”, – shpjegoi Xabi Alonso kur u pyet për sulmuesin që ka shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit të La Liga-s, duke treguar se e ka bërë zonën e rreptësisë së portës kundërshtare një “territor” të tijin personal.

Herën e fundit që një futbollist bëri diçka të ngjashme te Real Madrid ishte Cristiano Ronaldo. Duhet të shkojmë te sezoni 2014-2015 për ta gjetur këtë statistikë. Portugezi shënoi 19 gola radhazi midis javës së tretë dhe të 12-të të kampionatit. Mbappé ende nuk e ka arritur këtë shifër, por po ecën në të njëjtin rrugë. Francezi ka përvetësuar atë mentalitet të pamëshirshëm që e bëri Ronaldon legjendë, për të krijuar legjendën e tij.

The post Mbappé aktivizon “modulin CR7”, kryegolashënues te Real Madridi dhe në kontinent appeared first on Telesport.