Barcelona fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Levante, duke marrë tri pikë të vuajtura jashtë fushe. Vendasit udhëhiqnin 2-0 pas pjesës së parë, por më pas erdhën golat e skuadrës katalanase, që ka 6 pikë të plota në renditje.
“Në këtë ndeshje nuk luajtëm në mënyrë perfekte, ndërsa rivalët tanë luajtën shumë mirë. Nuk është e lehtë, pasi në të tilla takime kundërshtarët tanë mbyllen shumë në mbrojtje dhe është e vështirë t’i kalosh”, tha trajneri Hansi Flick.
Trajneri gjerman vlerëson grintën e këmbënguljen e të tijve, që në fund morën një fitore të vyer: “Ne vazhduam të sulmonim dhe në fund ia dolëm. Këto ndeshje na ndihmojnë të përmirësohemi, pasi është një udhëtim i gjatë”.
Në fund, Flick foli edhe për hierarkinë sulmuese: “Rashford pati disa raste që tregojnë se çfarë po kërkojmë. Në pjesën e dytë, na duhej të bënim ndryshime dhe e vendosëm Raphinha në krah. Mendonim se këto ishin ndryshimet e duhura për të bërë“.
The post Flick: Është fillimi i një udhëtimi të gjatë, do të ketë shumë ndeshje ku do të vuajmë për fitoren appeared first on Telesport.